Rritja e çmimeve, AAK thërret konferencë

  • E.K /
  • 28 October 2021 - 09:07
Rritja e çmimeve, AAK thërret konferencë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media.

Në konferencë do të dalë kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Konferenca do të mbahet në orën 13:00, në hollin e Kuvendit të Kosovës.

AAK-ja ka bërë të ditur se arsyeja e thirrjes së kësaj konference është inicimi i debatit parlamentar të Grupit Parlamentar të AAK-së, lidhur me rritjen e çmimeve të produkteve esenciale në vend.

(Kosova Sot Online)