Kë e votuan më së shumti mërgimtarët në zgjedhjet për kryetar komune

  • E.K /
  • 28 October 2021 - 10:58
Kë e votuan më së shumti mërgimtarët në zgjedhjet për kryetar komune

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Në uebfaqen e KQZ-së janë publikuar edhe rezultatet për Kryetar të Komunave sipas votave me postë, ku kandidati më i votuar është Ardian Shala nga LDK-ja me 711 vota i cili ishte në garë për kryetar të Suharekës

Në Prishtinë sipas votave më postë më i votuari është Arben Vitia i VV-së me 231 vota, i pasuar nga Përparim Rama i LDK-së me 52 vota dhe Uran Ismaili me 23 vota.

(Kosova Sot Online)