Dhimbje e dyfishtë, 31-vjeçarja ndahet nga jeta pasi përjetoi vdekjen e vajzës 8-vjeçare

  • E.K /
  • 28 October 2021 - 14:19
Dhimbje e dyfishtë, 31-vjeçarja ndahet nga jeta pasi përjetoi vdekjen e vajzës 8-vjeçare

Një familje në Angli ka përjetuar një dhimbje të madhe, pasi nëna që humbi vajzën 8-vjeçare, 4 vite më parë, u nda nga jeta.

Për fat të keq Alice humbi betejën e saj njëvjeçare me kancerin.

31-vjeçarja, nga Middlesbrough, kishte folur më parë për dhimbjen e saj pasi e bija tetë-vjeçare, Ella vdiq në vitin 2017, ndërsa priste për një zemër donatore.

Nëna e dy fëmijëve, Alice, nga Middlesbrough, tregoi “forcë të pabesueshme” pavarësisht se kaloi momente tragjike në familje.

E ndjera u diagnostikua me kancer gjiri në tetor të vitit të kaluar dhe iu nënshtrua kimioterapisë në Spitalin Universitar James Cook.

(Kosova Sot Online)