Këta janë kandidatët e eliminuar nga gara për anëtarë të bordit të RTK-së (LISTA)

  • E.K /
  • 28 October 2021 - 15:16
Këta janë kandidatët e eliminuar nga gara për anëtarë të bordit të RTK-së (LISTA)

Komisioni ad hoc për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të Radio Televizionit të Kosovës kanë eliminuar nga gara rreth 30 kandidatë për shkak se të njëjtit nuk i kanë plotësuar kriteret e aplikimit.

Gjatë mbledhjes gjithashtu është vendosur që për disa kandidatë të rishikohet edhe një herë nëse i plotësojnë kriteret e aplikimit dhe për të njëjtit do të vendoset në ditët në vazhdim.

Kandidatët që nuk janë ftuar në intervistë janë:

– Afrim Spahiu (me arsyetimin se është pensionist)

– Agim Kasapolli  (me arsyetimin se është pensionist)

– Agim Sopi  (me arsyetimin se është pensionist)

– Amanda Toska (me arsyetimin se është nga radhët e komuniteteve)

– Avni Spahiu  (me arsyetimin se është pensionist)

– Bardh Frangu  (me arsyetimin se është pensionist)

– Bardh Krasniqi (me arsyetimin se nuk ka sjellë dëshmi të diplomës)

– Besnik Aliu (me arsyetimin se shkel Ligjin për RTK-në)

– Birol Urcan (me arsyetimin se është nga radhët e komuniteteve)

– Bul Salihu (me arsyetimin se shkel Ligjin për RTK-në)

– Enver Maloku  (me arsyetimin se është pensionist)

– Enver Petrovci  (me arsyetimin se është pensionist)

– Fadil Hysaj  (me arsyetimin se është pensionist)

– Gani Mehmetaj  (me arsyetimin se është pensionist)

– Ilir Muharremi (me arsyetimin e mungesës së dokumentacionit)

– Liridona Gashi (me arsyetimin se nuk ka sjellë dëshmi të diplomës)

– Naim Bujupi (me arsyetimin se nuk ka sjellë dëshmi se nuk është nën hetime)

– Nexhat Behluli (me arsyetimin e mungesës së dokumentacionit)

– Pëllumb Pajaziti (me arsyetimin se nuk ka sjellë letër motivuese dhe nuk ka sjellë referenca)

– Qendrim Morina (me arsyetimin se nuk sjellë referenca)

– Rushit Ramabaja (me arsyetimin se është pensionist)

– Sali Bytyçi (me arsyetimin se nuk ka sjellë referenca)

– Sefer Isufi (me arsyetimin se nuk ka sjellë referenca)

– Shqiprim Pula (me arsyetimin se shkel Ligjin për RTK-në)

– Xheraldina Rexhepi (me arsyetimin se shkel Ligjin për RTK-në)

– Blerta Dalloshi Berisha (me arsyetimin se nuk ka sjellë certifikatën e lindjes)

– Albana Krasniqi (me arsyetimin se nuk ka sjellë certifikatën e lindjes)

– Ejup Gojnoci (me arsyetimin se nuk ka sjellë certifikatën e lindjes)

– Kastriot Mehmeti (me arsyetimin se nuk ka sjellë certifikatën e lindjes)

Deputëtët anëtarë të këtij komisioni ad-hoc kanë diskutuar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me shkarkimin me Bordin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbyeseve Civil e cila ka pezulluar këtë vendim.

Blerta Deliu Kodra deputete nga PDK tha se një ankesë e tillë në Gjykatën Kushtetuese është bërë edhe për shkarkimin e anëtarëve të bordit të RTK-së nga AAK-ja dhe se mundet hipotetikisht të ketë një pezullim edhe të këtij  procesi.

“Dje kemi marre një vendim nga Gjykata Kushtetuese, 11 deputetë të PDK-së janë ankuar për shkarkimin e bordit të këshillit të pavarur mbikëqyrës të shërbyesve civil, Gjykata ka marrë vendim me pezullu duke u bazu në hapjen e konlirsit, unë spo them që është precedent i njëjtë por po kërkoj që mbasi kemi një ankesë nga AAK për shkarkimin e  bordit të RTK, çka na nëse e kemi një vendim të Gjykatës, cka nëse kemi me nje precedent të njëjtë? Kisha thonë ta kemi një opinion lidhur me këtë çështje”, tha ajo.

Doarsa Kica Xhelili nga LVV-ja tha se rasti i KShMPC-së nuk mund të merret si precedent. Ajo theksoi se bordi i RTK-së duhet të zgjidhët deri në dhjetor të këtij viti.

“Janë dy elemente shumë të rëndësishme, e para natyrisht që ne nuk mund të marrim rastin e djeshëm si precedent që një mënyrë automatike zbatohet edhe në këtë rast. Si procedura dallojnë këto shkarkime, deri sa të mos ekzistoj një vendim për masë ne nuk kemi asnjë pengesë ligjore të vazhdojmë më tej. Në dhjetor bordi duhet me qenë më vend të vet që me e kalu buxhetin”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)