Nëse e shihni këtë person lajmërojeni menjëherë Policinë

  • A.P /
  • 28 October 2021 - 16:32
Nëse e shihni këtë person lajmërojeni menjëherë Policinë

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim të dyshuarin Kola Tom Baftijaj, nga fshati Sallagrazhdë, komuna e Suharekës.

Policia ka njoftuar se i dyshuari kërkohet për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Njoftimi i policisë:

Pas kërkesës nga Policia e Kosovës, Prokuroria Themelore ( departamenti i Krimeve të rënda) në Prizren, ka miratuar autorizimin për publikimin e fotografisë dhe të dhënave të të dyshuarit për në veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

KËRKOHET:

I dyshuari: KOLA TOM BAFTIJAJ

Data e lindjes: 03.09.1969 në Prizren

Vendbanimi: Fshati SALLAGRAZHDË- SUHAREKË

Vepra Penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Image

(Kosova Sot Online)