Lexoni edhe:
Të gjithë kundër Asociacionit të komunave!
Një elektricist nga Gjermania ka dalë në gjyq nën akuzën për vrasjen e një burri dhe tredhjen e disa të tjerëve duke kryer operacione të paligjshme në organet e tyre gjenitale.
I akuzuari 66-vjeçar i tha një gjykate rajonale në Mynih të enjten se i kishte kryer procedurat me kërkesën e burrave, shkruan Independent.
Të gjithë kundër Asociacionit të komunave!Lexoni edhe:
I pandehuri, emri i të cilit nuk është publikuar për arsye privatësie, pretendoi se fillimisht kishte ofruar shërbime seksuale në uebfaqe sadiste e mazohiste me qëllim që të fitonte të holla për t’i paguar borxhet.
Më vonë, burri i zgjeroi veprimet e veta duke kryer operacione në tavolinën e kuzhinës në qytezën Markt Schwaben, duke u thënë viktimave se është profesionist i trajnuar mjekësor, raportoi agjencia gjermane e lajmeve, DPA.
I pandehuri deklaroi në gjykatë se ka tredhur ose ua ka hequr pjesërisht organet gjenitale tetë burrave mes korrikut të vitit 2018 e marsit të vitit 2020.
Megjithatë, ai e mohoi përgjegjësinë për vdekjen e një burri, i cili vdiq disa ditë pasi i ishte nënshkruar një operacioni të kryer nga i akuzuari. Trupi i burrit të vdekur ishte gjetur në një kuti nga policia tri javë më pas.
Prokurorët e kanë akuzuar të pandehurin me vrasje për dështim në thirrjen e ndihmës në rastin e burrit që vdiq dhe me lëndim serioz e të rrezikshëm trupor për rastet e burrave të tjerë.
(Kosova Sot Online)