Qeveria pritet të miratojë sot Projektligjin për buxhetin e vitit 2022

  • E.K /
  • 29 October 2021 - 11:37
Qeveria pritet të miratojë sot Projektligjin për buxhetin e vitit 2022

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot pasdite për të miratuar Projektligjin për buxhetin e vitit 2022.

Ai poashtu theksoi se sot në orët e hershme të mëngjesit ka pasur takim me ministrin e Financave, Hekuran Murati lidhur me këtë çështje.

“Sot kam pasur takim me ministrin Hekuran Murati dhe kemi diskutuar që ta bëjmë sot pasdite një mbledhje të Qeverisë, në të cilën do të aprovohet buxheti për vitin 2022”, tha ai.

Kreu i ekzekutivit tha se krahasuar me rishikimin e buxhetit për vitin 2021 në mes të vitit, buxheti për 2022 do të jetë 9 për qind më i lartë, megjithatë sipas tij kjo çështje do të merret vesh pasdite.

Këto deklarata ai i bëri gjatë një konferencë të përbashkët me Ministrin e Bujqësisë, Faton Peci. 

(Kosova Sot Online)