Haradinaj përkrah tubimin e shqiptaro-amerikanëve për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

  • E.K /
  • 29 October 2021 - 12:24
Haradinaj përkrah tubimin e shqiptaro-amerikanëve për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i është bashkangjitur thirrjes për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Komuniteti shqiptar në New York dje janë tubuar para konsulatës së Serbisë ku kanë kërkuar drejtësi për viktimat e luftës.

Haradinaj ka shkruar  se duhet të vendoset drejtësi për dhunën seksuale gjatë luftës.

“Duhet të vendoset drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Përkrahje për viktimat dhe mbështetje për organizatorët dhe pjesëmarrësit e tubimit”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)