Gani Geci flet sërish për vrasjet në Kosovë

  • E.K /
  • 29 October 2021 - 14:40
Gani Geci flet sërish për vrasjet në Kosovë

Ish-aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se pret nga Gjykata Speciale që të zbardhen rastet e vrasjeve politike të pasluftës.

Geci tha se dikush i ka kryer vrasjet politike të ish-aktivistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale dhe krimet e pretenduara të luftës nuk e dëmtojnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Nga Gjykata Speciale pres që të dalin në pah, siç kanë filluar të dalin, vrasjet politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe presidentit Ibrahim Rugova, të cilat janë duke u shfaq. Këto gjykime janë individuale, nuk kanë lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Unë kam qenë vet pjesë e UÇK-së dhe kanë qenë edhe mijëra të tjerë; dhe këta nuk po i thërret askush sepse nuk kanë bërë asgjë të keqe”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)