Rriten pak rastet me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 29 October 2021 - 15:03
Rriten pak rastet me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga dje janë regjistruar  28 raste të reja me COVID-19. Krahasuar me dje, vërehet rritje e numrit të rasteve.

Raste të vdekjeve nuk janë regjistruar, derisa janë shëruar 25 pacientë.

Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të gati 2 mijë mostrave.

“Nga 1.958 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.317. Në total numri i rasteve aktive është 431”, thuhet në njoftimin e MSh’së.

(Kosova Sot Online)