Vuçiq: Nëse Kosova nuk e ndryshon kushtetutën për Asociacionin, atëherë as ne nuk do ta ndryshojmë kushtetutën tonë

  • E.K /
  • 29 October 2021 - 15:24
Vuçiq: Nëse Kosova nuk e ndryshon kushtetutën për Asociacionin, atëherë as ne nuk do ta ndryshojmë kushtetutën tonë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani se vendi ynë është kancer i Evropës dhe njoftimi se Prishtina nuk e do krijimin e asociacionit të komunave serbe.

“Është një pyetje për Evropën. Nëse ata nuk duan ta ndryshojnë atë, atëherë … E kemi kuptuar mesazhin e tyre, do të presim përgjigjen e BE-së. As ne nuk do të ndryshojmë kushtetutën tonë dhe çfarë do të bëjmë atëherë? Të vrasin dhe të dëbojnë serbët? Unë nuk shoh zgjidhje në këtë, por për ta flet arroganca dhe moszbatimi i asaj që kanë nënshkruar”, tha Vuçiq.

“E keni parë se si dështoi protesta e tyre. Nuk mblodhën as 100 veta. Njerëzit duan të jetojnë normalisht.

Le të veprojnë me arrogancë, ne do të jemi përgjegjës dhe do të ruajmë paqen dhe stabilitetin”, tha Presidenti i Serbisë.

(Kosova Sot Online)