Kurti thotë se Kosova do t’i afrohet Kroacisë nëse vazhdon me rritjen ekonomike prej 10%

  • A.P /
  • 29 October 2021 - 18:19
Kurti thotë se Kosova do t’i afrohet Kroacisë nëse vazhdon me rritjen ekonomike prej 10%

Kryeministri Albin Kurti para gazetarëve tha se rritja dyshifrore ekonomike është lajmi që i frikëson të gjithë armiqt e Kosovës. Madje shefi i qeverisë tha se nëse Kosova vazhdon me rritjen nga 10% do t’i afrohet Kroacisë.

“Sot lajmi kryesor që i frikësohen të gjithë armiqt e Kosovës është kjo rritje dyshifrore ekonomike. A e dini se çka do të thotë nëse përgjatë viteve të kësaj dekade ne vazhdojmë me rritje nga 10 për qind ne do t’i afrohemi Kroacisë. Nëse vazhdojmë vit pas viti me këtë rritjen 10% që është e pashembullt në Ballkan ne do t’i afrohemi vendit që së fundmi iu bashkua BE-së”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti i quajti ogurzeza paralajmërimet për rritje çmimesh dhe se rritja ekonomike ka ndodhur sepse qytetarët po shpenzojnë pasi e mendojnë të ardhmën më të mirë se të tashmen.

“Këto paralajëmrimet ogurzeza për rritje të çmimeve kanë efekte negative dhe kanë për synim prej dikujt edhe të ngjallin panik. Rritja ekonomike tek ne ka ndodhur sepse qytetarët kanë shpresë e mendojnë të ardhmen më të mirë se të tashmen dhe më shumë preferojnë të shpenzojnë sesa të kursejnë. Kur e mendon të ardhmën më të errët sesa të tashmen preferon të kursesh për ditë të zeza, ndërkaq kur e mendon të ardhmën më të ndritshme se të tashmen preferon të shpenzosh sepse ka parashikueshmëri pozitive dhe nuk ka rrezik negativ. Kundërshtarët e Kosovës kanë interes që qytetarët të mos shpenzojnë por të kursejnë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)