Të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë ndodhen në arrati

  • E.K /
  • 30 October 2021 - 09:21
Të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë ndodhen në arrati

Një person është therur për vdekje pas mesnatës në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë. Të dyshuarit për vrasje ndodhen në arrat.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur pas një zënke mes të dyshuarve dhe viktimës.

“Rr. Artim Jashari, Mitrovicë 30.10.2021-00:15.  Është raportuar se viktima mashkull  kosovar dyshohet se, pas një zënke- mosmarrëveshje, është  sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj  kosovarë të cilët gjenden në arrati. Viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Mitrovicë është transportuar në QKUK i cili  duke mos u përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit  është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar Policia.

(Kosova Sot Online)