Profesori i njohur i së drejtës ka një pyetje për presidenten Vjosa Osmani

Profesori i njohur i së drejtës ka një pyetje për presidenten Vjosa Osmani
Profesori i njohur i së drejtës ka një pyetje për presidenten Vjosa Osmani

Muhamet Kelmendi

  • 30 October 2021 - 09:16

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Unë do të besoja në deklaratën e z. Osmani, sikurse në vitin 2013 dhe 2015 të ishte deklaruar kundër atyre dy marrëveshjeve për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë. Kjo tashmë dihet se z. Osmani nuk ishte kundër atyre dy marrëveshjeve . Natyrisht se ishte deputete e Kuvendit të Kosovës. Kurrë nuk dëgjuam ndonjë mendim të kundërt me mendimin e Isa Mustafes, deri sa ajo u shkëput nga kjo parti dhe iu bashkua VV-së me listën e vetë politike.

Duhet thënë se jo vetëm kjo marrëveshje, por çdo gjë , punë e aktivitet, asgjë nuk është kritikuar nga z. Osmani në Kuvend. As në mjete të informimit dhe as me ndonjë deklaratë nuk ishte kundër. Ajo thjeshte ka pranuar në heshtje, madje edhe me deklarata, qëndrimet e LDK-së, e këtej edhe të Isa Mustafës. Nuk mund të thuhet se një President/e, Kryeministër/e dhe ministrat që nuk e njohin Kushtetutën e Republikës, dhe se kështu nënshkruajnë diçka që është e dëmshme për shtet.

Nëse është kështu, është marri. Mirëpo, nuk është kështu. Çka ka menduar z. Thaji dhe z. Mustafa kur e kanë nënshkruar këtë marrëveshje me 2013 dhe 2015 nuk e di. Dihet se ato janë antishtetërore dhe shkatërrimtare për Republikën e Kosovës. Kuptohet se është mirë ekzistimi i Gjykatës Kushtetuese. Edhe pse kam mendim negative për këtë gjykatë, sepse shumë vendime të nxjerra janë politike dhe të karakterit antishtetëror, në këtë çështje është vendim i qëlluar. Gjykata e gjeti se Asociacioni serb me marrëveshjet e nënshkruara në 25 nene janë antikushtetuese. Vetë ky fakt, me një anti kushtetutshmëri kaq të gjerë, mos të dihen nga Qeveritë e Kosovës, përkatësisht nga z. Thaçi dhe z.Mustafa, nuk qëndron. Në çdo vend bien organet për këto shkelje. Por, këto qeveri kanë bërë edhe shumë gabime dhe kanë kryer edhe më shumë veprime antikushtetuese.

Shih për këtë vendosjen e shojzave në emërtimin e Republikës, marrëveshjet e ndryshme për energjinë, komunikacionin, sistemin administrativ, pushtetin lokal dhe gjyqësori, si dhe kulmi është vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale në Den Hag. Veprimet e tilla janë tërësisht antiligjore. Këto veprime antikushtetuese i kanë ditur qeveritarët dhe natyrisht edhe ish deputetja e LDK-së dhe Presidentja e tashme z. Vjosa Osmani. Por si qeveritarët, ashtu edhe Presidentja Osmani dhe shumë deputet i kanë pranuar dhe votuar shumë prej këtyre vendimeve në Kuvend. Tash po del e kundërta. Mirë është një kthesë e tillë, por ajo nuk e liron nga qëndrimet e saja më herët. Z.Osmani kërkohet të kërkoj të falur para qytetarëve të vetë pse ka heshtur për Asociacionin dhe pse ka votuar shumë vendime sa ishte në LDK. Morali politik e kërkon një veprim të tillë. Po, si të tjerët, as Osmani nuk futen më thellë. Z. Osmani mendon se nga koha kur është bërë Presidente ka filluar e mbara e vendit tonë, Kosovës. Sëmundje fëmijnore!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".