Personi që u therr për vdekje në Mitrovicë është një 26-vjeçar

  • E.K /
  • 30 October 2021 - 09:40
Personi që u therr për vdekje në Mitrovicë është një 26-vjeçar

Një i ri është therur për vdekje pak pas mesnatës në rrugën “Artim Jashari”, në Mitrovicë. Viktima është një 26-vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Deri te vrasja dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes viktimës dhe dy të dyshuarve që ndodhen në arrati.

“Reth orës 00:15, të datës 30 tetor 2021,  është raportuar se në rrugën ” Artim Jashari” në Mitrovicë, se një person viktima mashkull  kosovar A. M. 26 vjeçar dyshohet se, pas një zënke- mosmarrëveshje, është  sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj  kosovarë të cilët gjenden në arrati”, ka thënë Zahiti.

Detaje për këtë rast ka dhënë edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh. Sipas raportit, viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Mitrovicë është transportuar në QKUK , ku edhe ka vdekur meqenëse s’ka mundur t’iu përballojë plagëve të marra.

“Viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Mitrovicë është transportuar në QKUK i cili  duke mos u përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit  është dërguar në IML”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)