Përplasi këmbësoren me makinë dhe iku, arrestohet shoferi

  • E.K /
  • 30 October 2021 - 09:52
Përplasi këmbësoren me makinë dhe iku, arrestohet shoferi

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës për shkak se ka përplasur një këmbësore dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

I arrestuari raportohet se është I. Dh., 38 vjeç, banues në Korçë. Ky person duke udhëtuar me makinën e tij tip “Benz” ka përplasur këmbësoren L.B 18 vjeç. në fshatin Sheqeras, Maliq dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. 18-vjeçarja pas mjekimit në Spital u largua në banesë.

Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak datë 29.10.2021, i cili bën fjalë për një aksident rrugor, informojmë se në vijim të veprimeve të kryera, specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, të shtetasit I. Dh., 38 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen L. B., 18 vjeçe, banuese në fshatin Sheqeras, Maliq dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. 18-vjeçarja pas mjekimit në Spital u largua në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme. 

(Kosova Sot Online)