“Do mbetesh gjithë njeri i fjalës”, postimi i shokut të 26-vjeçarit që u vra në Mitrovicë

  • E.K /
  • 30 October 2021 - 10:13
“Do mbetesh gjithë njeri i fjalës”, postimi i shokut të 26-vjeçarit që u vra në Mitrovicë

Një 26-vjeçar me inicialet A.M, është therur për vdekje pas mesnatës në Mitrovicë. Të dyshuarit për vrasje ndohen ende në arrati.

Pas vrasjes së të riut, një mik i tij ka shkruar disa fjalë në Facebook.

“Ishalla nxhenet dosti jem, do te mbetesh gjithë njeri i fjalës”, ka shkruar ai.

Edhe familjarët e 26-vjeçarit kanë shkruar në Facebook, ku kanë njoftuar për vdekjen e tij.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi. Me dhimbje te thellë familjar ,dashamirë, shokë e miq, ju njoftojmë se sot ndërroj jetë vllau jonë (djali i agjës) A.M. Per detaje te tjera rreth ceromonis së vorrimit ju njoftojm me kohë.”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se ngjarja dyshohet se ndodhi pas një zënke që kishin mes vete viktima dhe dy të dyshuarit.

Gjatë përleshjes dyshohet se viktima është sulmuar me thikë nga dy të dyshuarit dhe nga plagët e marra ka humbur jetën në QKUK.

Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)