Fenomeni që po rritet në Kosovë: Prindërit po i detyrojnë fëmijët të kërkojnë para nëpër rrugë

  • E.K /
  • 30 October 2021 - 10:22
Fenomeni që po rritet në Kosovë: Prindërit po i detyrojnë fëmijët të kërkojnë para nëpër rrugë

Policia ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë shënuar shtatë raste të ”keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve”.

Dje në Prishtinë është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj. Pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rreth orës 12:35 është shënuar edhe një rast i tillë në Prishtinë, ku është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj.

Ndërkaq, tri raste të reja të po të të njëjtit rast janë shënuar edhe në Ferizaj.

Në rrugën ”Vëllezërit Gërvalla” rreth orës 17:00 është shoqëruar për intervistim e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj. E dyshuara me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, më 28.10.2021 janë arrestuar edhe dy femra nga Shqipëria të cilat po ashtu janë hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijët e tyre.

Të dyshuarat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Edhe në Prizren ka ndodhur një rast i njëjtë mbrëmjen e 28 tetorit, ku është arrestuar një femër shtetase e Shqipërisë e cila po kërkonte lëmoshë me fëmijën e saj.

Ndërsa, në Mitrovicë dje janë arrestuar një femër dhe një mashkull kosovarë pasi që të njëjtit me veprime që kanë bërë dyshohet se nuk kanë treguar kujdesin e duhur ndaj fëmijëve të tyre. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)