Osmani: Raportet mes Kosovës dhe Portugalisë po shkojnë duke u forcuar

  • E.K /
  • 30 October 2021 - 10:27
Osmani: Raportet mes Kosovës dhe Portugalisë po shkojnë duke u forcuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë.

Ajo ka publikuar edhe një fotografi me të, derisa ka thënë se raportet mes Kosovës dhe Portugalisë po shkojnë duke u forcuar.

“Nga takimi i djeshëm me ministrin e punëve të jashtme të Portugalisë. Raportet në mes dy shteteve tona po shkojnë duke u forcuar.  ”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)