Policia arreston pesë gra që po kërkonin lëmoshë me fëmijët e tyre

  • E.K /
  • 30 October 2021 - 10:42
Policia arreston pesë gra që po kërkonin lëmoshë me fëmijët e tyre

Policia e Kosovës ka arrestuar dje pesë gra, pasi të njëjtat po kërkonin lëmoshë së bashku me fëmijët e tyre.

Sipas njoftimit të policisë, në dy raste në Prishtinë janë arrestuar dy gra kosovare dhe pas intervistimit nga prokurori janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë tri raste të tjera kanë ndodhur në Ferizaj. Atje janë arrestuar tri gra, shtetase të Shqipërisë për shkak se të njëjtat kanë kërkuar lëmoshë me fëmijët e tyre.

Njoftimit i plotë:

·         Prishtinë (NN) 29.10.2021 – 10:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj. E njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

·         Rr. Adrian Krasniqi, Prishtinë (NN) 29.10.2021 – 12:35. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj.  E njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

         Rr. Vëllëzërit Gërvalla, Ferizaj (NN) 29.10.2021 – 17:00. Është shoqëruar për intervistim e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj. E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt.

·         Rr. Tahir Sinani, Ferizaj (NN) 28.10.2021 – 16:30. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj.  E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt.

·         Sheshi Dëshmorët e Kombit, Ferizaj (NN) 28.10.2021 – 15:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, pasi që e njëjta është hasur duke kërkuar lëmosh me fëmijën e saj.  E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)