Shtetasi i Shqipërisë vdes në Spitalin e Pejës

  • E.K /
  • 30 October 2021 - 10:48
Shtetasi i Shqipërisë vdes në Spitalin e Pejës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Shqipërisë ka vdekur dje në Spitalin e Pejës.

Sipas njoftimit të Policisë, ai është sjellë në gjendje të rënduar në QKMF-në në Deçan dhe më pas është dërguar në Spitalin e Pejës, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Deçan 29.10.2021-18:50. Është raportuar se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, është sjellë me gjendje të rënduar shëndetësore në QKMF Deçan, i njëjti më pas është dërguar në Spitalin e Pejës, nga ekipi mjekësor është konfirmuar vdekja  e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online)