Adoleshenti pranon se vrau një vajzë dhe prindërit e saj, e zunë në shtrat

  • E.K /
  • 30 October 2021 - 11:12
Adoleshenti pranon se vrau një vajzë dhe prindërit e saj, e zunë në shtrat

Një adoleshent nga Shtetet e Bashkuara është deklaruar fajtor për vrasjen e trefishtë të një vajze 16-vjeçare dhe prindërve të saj. Ai ishte përpjekur të ikte, pasi prindërit e vajzës e kishin zënë në shtrat me të.

Mauricio Johnson u deklarua fajtor për tri akuzat për vrasje të shkallës së parë dhe pranoi se ka përdorur armë zjarri për vrasjen e adoleshentes Shelly Moon, nënës së saj, Margarett Moon, dhe të dashurit të nënës, Nikki Metcalf, në shkurt, shkruan Independent.

Johnson, i cili ishte 18 vjeç në kohën e vrasjeve, ishte duke marrë pjesë në një ndejë me vajzën dhe një grup të adoleshentëve të tjerë në shtëpinë e saj në distriktin Humboldt të Kalifornisë në natën e 9 shkurtit.

Dy familjarë të vajzës së vrarë, të cilët kishin shpëtuar pa lëndime nga sulmi, dëshmuan për mënyrën se si kishte ndodhur sulmi.

Sipas fletarrestimit, zonja Moon ishte kthyer në shtëpi dhe e kishte gjetur grupin e adoleshentëve duke pirë alkool, gjë që e kishte zemëruar.

Adoleshentët tjerë, që ishin fqinj të vajzës, ishin larguar rreth orës 4 të mëngjesit, por i dyshuari Johnson kishte qëndruar. Pak më vonë, z.Metcalf ishte futur në dhomën e adoleshentes dhe e kishte gjetur djalin mbi vajzën në shtrat, thuhet në dokument.

Metcalf e kishte goditur Johnsonin, i cili kishte dalë nga dhoma duke i tërhequr pantallonat dhe kishte nxjerrë një armë nga çanta e shpinës. Ai e kishte qëlluar burrin një herë në kokë, duke e lënë të vdekur.

Më pas, adoleshenti i vrau vajzën 16-vjeçare dhe nënën e saj. Ai u tha hetuesve se i vrau ato, sepse nuk donte që për këtë rast të kishte dëshmitarë.

(Kosova Sot Online)