Florije Gjokaj, 21 vjeçarja nga Gjakova ka nevojë për ndihmën tuaj

  • E.K /
  • 30 October 2021 - 11:29
Florije Gjokaj, 21 vjeçarja nga Gjakova ka nevojë për ndihmën tuaj

Florije Gjokaj nga Gjakova ka nevojë për ndihmën e njerëzve vullnetmirë.

Të afërmit e saj përmes rrjeteve sociale kanë filluar një fushatë për grumbullimin e mjeteve të nevojshme për të.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë.

Të dashur miq e familjar, Florije Gjokaj 21 vjeçare nga fshati Lugbunar i Gjakovës , ka nevojë për ndihmën tonë, e cila po lufton me një sëmundje të rëndë që nga muaji Korrik.

Ajo deri javën e kaluar është kontrolluar vazhdimisht tek shumë mjekë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, por nuk ka pasur rezultate të mira.

Dje pasdite është njoftuar nga një Spital në Tiranë që nga biopsia rezulton që ky operacion është i komplikuar dhe nuk mund të kryhet nga ata, zgjidhja e vetme për shërim më të shpejtë është e mundur vetëm në Itali dhe shuma e kërkuar për trajtim është 150.000€, shumë kjo e papërballueshme për Florijen dhe familjen e saj.

Florija ka nevojë për ndihmë urgjente financiare dhe ne mund të kontribojmë sipas mundësive përmes xhirollogarisë bankare:

Swift code: rbkoxkpr Iban: xk05 Nr.kontos 1505001005860729

Ndryshe Florija është nënë e një fëmije 9 muajsh.

(Kosova Sot Online)