Ndotja e ajrit në Prishtinë në nivel të rrezikshmërisë për shëndet

  • E.K /
  • 30 October 2021 - 11:31
Ndotja e ajrit në Prishtinë në nivel të rrezikshmërisë për shëndet

Prej vitesh, Kosova përballet me problemin e ndotjes së ajrit gjatë stinës së dimrit. Me zbritjen e temperaturave fillon të rritet niveli i ndotjes.

Sipas matësit të Ambasadës Amerikane, aktualisht ajri në Prishtinë është tejet i ndotur. Sipas tij, vlera e ndotjes tani është 164.

Gazrat nga veturat, djegia e qymyrit për ngrohje konsiderohet të jenë ndër problematikat kryesore të kësaj ndotjeje.

(Kosova Sot Online)