Rama takohet me Boris Johnson në Skoci

  • E.K /
  • 01 November 2021 - 15:29
Rama takohet me Boris Johnson në Skoci

Kreu i qeverisë Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Skoci, për konferencën e OKB mbi ndryshimet klimatike COP26.

Rama ka publikuar një video, ku shihet se është pritur nga kryeministri i Britanisë Boris Johson, ndërsa pranë tij është edhe sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Rama shihet teksa bisedon me Johson dhe më pas futet në ambientet, ku do të zhvillohet edhe konferenca.

“Glasgow, Skoci – Në konferencën e OKB mbi ndryshimet klimatike COP26, pritur nga Boris Johnson, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar” shkruan Rama në postimin e tij.

(Kosova Sot Online)