Theret me thikë një person pas një përleshje në Gjakovë

  • E.K /
  • 01 November 2021 - 15:52
Theret me thikë një person pas një përleshje në Gjakovë

Një person është therur me thikë në afërsi të gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

Kjo pas një përleshje që ka ndodhur mes disa personave aty.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Xhurkaj.

Xhurkaj tha se i lënduari është dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Gjakovës.

“Perleshje mes qytetarëve në afërsi të gjimnazit “Hajdar Dushi”- Gjakovë. Rreth orës 11:30. Është përdorë mjet i mprehtë (thikë).Të lënduar janë dy persona”.

“Njëri është transferuar në spitalin Rajonal”Isa Grezda”, tjetri në ambulancën e qytetit për tretman mjekësor. Në vendngjarrje ka dalë policia. Hetimet janë në zhvillim. Ju njoftojmë më të njohurat e tjera”.

(Kosova Sot Online)