Paralajmërimi i fortë i shefit të OKB-së: Ne po hapim varret tona

  • E.K /
  • 02 November 2021 - 08:24
Paralajmërimi i fortë i shefit të OKB-së: Ne po hapim varret tona

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres përforcon reputacionin e tij si një nga avokatët më të zëshëm për veprime urgjente për uljen e emetimeve të gazrave serrë. Në konferencën e COP26 në Glasgow ai tha se “varësia jonë ndaj lëndëve djegëse fosile po e shtyn njerëzimin në greminë”.

“Ose e ndalojmë ose na ndalon. Dhe është koha për të thënë, mjaft. Mjaft vramë veten me karbon. Mjaft duke e trajtuar natyrën si një tualet. Mjaft duke djegur, shpuar dhe minuar rrugën tonë më thellë. Ne po gërmojmë varret tona”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres.

Sipas tij është një “iluzion” të mendosh se lufta kundër ndryshimeve klimatike është fituar. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, kujtoi se raportet e fundit mbi klimën kanë treguar parashikimin e një rritjeje katastrofike prej 2.7 gradësh./A2CNN

(Kosova Sot Online)