Prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës, shërbëtor të mafias dhe politikës së korruptuar!

Prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës, shërbëtor të mafias dhe politikës së korruptuar!
Prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës, shërbëtor të mafias dhe politikës së korruptuar!

Naim Miftari

  • 02 November 2021 - 08:03

Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari

Sa i përket KPK-së dhe KGJK -së,e them pa kurrfarë ndikimi tjetër pos që këto janë kukulla të vendosura nga nëntoka e pelikanëve të korruptuar dhe nga oligarkët e tyre që qëllimin e kanë ta zgjatin status-kuon duke pritur derisa ndoshta ju kthehen bosët e vërtetë nga burgu dhe mbajnë shpresë se ndoshta e marrin pushtetin një ditë.

Një pjesë e rëndësishme e mafies në Kosovë është bërë edhe sistemi i zbatimit të ligjit, të së drejtës dhe sigurisë. Këtu bëjnë pjesë sidomos gjyqësia, prokuroria, dhe policia, pasi përmes këtyre organeve ligjzbatuese mafia e politikanëve të korruptuar e mbron vetveten përmes kukullave që i kanë vendosur vetë në gjykata, në prokuri dhe në polici. Bazuar në këtë lidhje sistemorë të inkriminuar, me një sistematizim të tillë të sekserëve të tyre, lindin edhe gjykatat e dobëta ku si shembull e marrim rastin më të freskët , kur për dhunim i akuzuari dënohet me vetëm 8 muaj kurse për një vjedhje të 350 eurove dënohesh 5 vite burg, kurse kur vjedh miliona dënohesh me kusht pasi Gjykatat e Maliqit nuk e dënojnë Maliqin dhe njerëzit e tij.

Po e them me plotë bindje se pa u pastruar Gjykata, Prokuria, Policia dhe Inteligjenca nga ndikimi i nëntokës politike PDK-LDK-AAK, Kosova kurrë nuk do të jetë shtet funksional ku sundon ligji dhe drejtësia. Sa i përket KPK-së dhe KGJK -së,e them pa kurrfarë ndikimi tjetër pos që këto janë kukulla të vendosura nga nëntoka e pelikanëve të korruptuar dhe nga oligarkët e tyre që qëllimin e kanë ta zgjatin status-kuon duke pritur derisa ndoshta ju kthehen bosët e vërtetë nga burgu dhe mbajnë shpresë se ndoshta e marrin pushtetin një ditë. Gjykimi për dhunim i një vajze 15 vjeçare nuk donë kurrfarë komenti por reagimi i shoqërisë civile ose OJQ-ve ishte krejt ndryshe kur gjykatat lironin komandantët e veteranëve të rrejshëm , lironin Adem Grabovcin ,lironin Sami Lushtakun për korrupsion disa he rresht. Lironin edhe Pal Lekajn e shumë pala tjerë, e shoqërisë civile ose OJQ-ve nuk ju ndiheshin fare reagimet. Kjo do të thotë se nuk përmban fare sekret se Shoqëria civile dhe OJQ-të në Kosovë, shumica janë vetë pjesë e krimit të organizuar dhe paguhen nga politikanët e korruptuar dhe oligarkët e tyre që kur janë në pyetje BOSAT,Komandantët, Ish ministrat e njerëzit e politikes nuk ju njihej fare zëri këtyre organizatave që veten e quajnë OJQ ose shoqëri civile, fare nuk dëgjohen pasi janë paguar e paguhen edhe sot për të mos reaguar kur në pyetje janë bosët e ish pushtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".