Vrasja e 25-vjeçarit në Mitrovicë, të dyshuarit akoma nuk janë kapur nga policia

  • E.K /
  • 02 November 2021 - 11:11
Vrasja e 25-vjeçarit në Mitrovicë, të dyshuarit akoma nuk janë kapur nga policia

Dy persona janë në kërkim që nga dita e shtunë për vrasjen e 25-vjeçarit, A.M., në rrugën ‘Artim Jashari’ në Mitrovicë. I riu vdiq nga plagët e marra me thikë dhe tragjedia erdhi si pasojë e një zënke, ka njoftuar policia.

Një nga personat si i dyshuari kryesor i vrasjes së të riut, L.B., është emër i njohur për policinë, e bashkë me të po kërkohet edhe shoku i tij.

“Dy personat e dyshuar, janë në kërkim të policisë. Ende nuk është bërë arrestimi i tyre”, tha policia.

Media  ka raportuar se L.B., është vëllai i V.B., i arrestuar për vrasjen e një studenti në afërsi të gjimnazit “Frank Bardhi”, në Mitrovicë, në vitin 2016.

L.B., ka dosje të trashë në polici për vepra të ndyshme penale, kanë njoftuar burimet e Expressit.

Një ditë pas vrasjes policia ka njoftuar për bastisjen e lokacioneve, të cilat dyshohej se ishin strehë e të dyshuarve.

Në një lokacion, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjatë -mitraloz me disa fishekë dhe një sasi e dyshuar që mund të jetë substancë narkotike.

25-vjeçari i vrarë është varrosur të shtunën.

Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)