Kujdes nga zbulimi i dosjeve të UDB-së, Serbia planifikon t’i përdor ato për shantazh

Kujdes nga zbulimi i dosjeve të UDB-së, Serbia planifikon t’i përdor ato për shantazh
Kujdes nga zbulimi i dosjeve të UDB-së, Serbia planifikon t’i përdor ato për shantazh

Nexhat Haziri

  • 02 November 2021 - 07:44

Shkruan: ANALISTI-Nexhat Haziri

Në këtë situatë Kosova, gjendet në një pozicion jo të favorshëm për shkak të statusit të saj në ish-federatën Jugosllave dhe ingerencat që kishte Serbia mbi Kosovën dhe dosjet e UDB-së dhe të KOS-it për territorin e Kosovës, janë në Beograd, e që një pjesë janë bartur edhe gjatë luftës apo gjatë tërheqjes së Serbisë nga Kosova. Dhe këtu e shohë problemin më të madh të këtij procesi, kur dihet qëndrimi i Serbisë në raport me shtetin e Kosovës, e cila do të mund ti përdorë këto dosje të  UDB-se dhe KOS-it, në drejtim të destabilitetit politik dhe të sigurisë së Kosovës, e jo në shërbim të asaj siç është kërkuar edhe nga vetë  Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Hapja e dosjeve të ish-regjimit jugosllav nga vendet që kanë dalë nga shpërbërja e federatës jugosllave, që kanë të bëjnë me dy ish-institucionet e sigurisë dhe të inteligjencës siç ishte UDB-ja dhe KOS, e që vije edhe si kërkesë Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, përveç që është një kërkesë e drejtë dhe një proces i domosdoshëm për çlirimin e e shteteve të reja nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, që kanë dal nga dezintegrimi i shtetit jugosllav, e që ndikimi i këtyre dy organizatave të inteligjencës është shumë I madh, edhe pse faktikisht këto kanë pushuar së ekzistuari dhe funksionuari.

Por, lidhjet e vjetra, personat me ndikim të madh nga koha e ish-Jugosllavisë  kur UDB-ja dhe KOS, ishin funksionale, kanë ndërtuar rrjetet e tyre kriminale në të gjitha vendet që nga Sllovenia e deri te Kosova si shteti më i ri që ka dal nga ish-federata jugosllave, duke pas një impakt të fort në ekonomi, sidomos përmes tregtisë së paligjshme siç është droga, duhani, karburantet, alkooli, por edhe atë të armëve dhe kjo ka bërë që këto shtete, në veçanti Serbia, BH, Maqedonia, Mali I Zi, Kosova, por edhe Shqipëria edhe pse nuk ka qenë pjesë e ish-federatës jugosllave,  të vuajnë nga monopoli që kanë ish-strukturat e UDB-së dhe të KOS-it në ekonomitë e tyre duke rritur shkallën e krimit të organizuar dhe të korrupsionit.  Në anën tjetër kërkesa e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian për hapjen e dosjeve të UDB-së dhe KOS-it nga koha e ish-federatës jugosllave, duket të shoqërohet apo të përcillet edhe më një presion të fortë në drejtim të Serbisë ku gjenden dosjet kryesore të UDB-së dhe KOS, për të bashkëpunuar me shtetet e tjera të dala nga ish-Jugosllavia, dhe ky proces të jetë transparent, bashkëpunues, i monitoruar nga BE dhe SHBA, dhe në shërbim të dekriminalizimit të institucioneve të këtyre shteteve dhe çlirimi nga ndikimi i këtyre shërbimeve, sidomos në aspektin ekonomik, por edhe në atë politik e të sigurisë.

Ky proces edhe nëse fillon do të jetë shumë kompleks për arsye të shumta, e njëra nga to , ndoshta më kryesorja është se Serbia me anë të këtyre dosjeve do të mundohet ti shantazhoj me këto dosje shtetet e tjera që dikur përbënin një federatë të përbashkët, dhe se bashkëpunimi i saj në këtë proces do të jetë vetëm për aq sa do t’i shkojë përshtati interesave të saja politike dhe ekonomike. Në këtë situatë Kosova, gjendet në një pozicion jo të favorshëm për shkak të statusit të saj në ish-federatën Jugosllave dhe ingerencat që kishte Serbia mbi Kosovën dhe dosjet e UDB-së dhe të KOS-it për territorin e Kosovës, janë në Beograd, e që një pjesë janë bartur edhe gjatë luftës apo gjatë tërheqjes së Serbisë nga Kosova. Dhe këtu e shohë problemin më të madh të këtij procesi, kur dihet qëndrimi i Serbisë në raport me shtetin e Kosovës, e cila do të mund ti përdorë këto dosje të  UDB-se dhe KOS-it, në drejtim të destabilitetit politik dhe të sigurisë së Kosovës, e jo në shërbim të asaj siç është kërkuar edhe nga vetë  Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"