Pyetjet që iu bën dëshmitarit në seancën ndaj Salih Mustafës

  • E.K /
  • 02 November 2021 - 12:44
Pyetjet që iu bën dëshmitarit në seancën ndaj Salih Mustafës

Është duke vazhduar seanca e gjykimit ndaj Salih Mustafës në Gjykatën Speciale në Hagë.

Sot ka vazhduar dëshminë dëshmitari i radhës në rastin e Mustafës, teksa në vazhdimin e seancës ai u pyet për rolin që ka pasur Agron Xhemajli në UÇK.

Dëshmitari tha se Xhemajli ka qenë udhëheqës i policisë ushtarake.

Pjesë nga dëshmia:

Prokurori: z. Dëshmitar kemi edhe disa pyetje pasuese lidhur me atë se çfarë u tha më herët dhe do të përfundojmë me marrjen në pyetje. A e  dini ju në kohën e ndodhive, të ngjarjeve që po diskutonim, a e njihnit se kush është një person me emrin Agron Xhemajli?

Deklarata e dëshmitarit e paqartë.

Prokurori: A është ky pjesëtar i UÇK-së?

Deklarata e dëshmitarit e paqartë.

Prokurori: Çfarë roli kishte ai brenda UÇK-së?

Dëshmitari: Bash mirë nuk e di rolin e tij. Ai ka qenë udhëheqës i policisë ushtarake, nuk e di cilën.

Pas këtyre pyetje prokurori kërkoi që seanca të kalojë private.

(Kosova Sot Online)