Ultimatumi i BE-së për hapjen e dosjeve dekriminalizon e largon politikanët mafioz të instaluar nga UDB-a serbe në Ballkan!

Ultimatumi i BE-së për hapjen e dosjeve dekriminalizon e largon politikanët mafioz të instaluar nga UDB-a serbe në Ballkan!

Hajrullah Tërnava

  • 02 November 2021 - 09:27

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Sikur ta kuptonin qëllimin bamirës të parlamentit Evropian shtetet e Ballkanit perëndimor, gjithsesi se do të ishte më në fund detyruese thirrja e parlamentit Evropian për shtete e Ballkanit perëndimor, duke përfshirë këtu posaçërisht Serbinë, që të dalin në sipërfaqe të gjitha dosjet e UDB-së, shërbim që e ka kontrolluar gjithë ish federatën, por që ka dominuar roli dhe ndikimi kriminal i politikës serbe. Dekriminalizimi i klasave politike në pushtet dhe pastrimi nga hipoteka e kaluar kriminale mundë të arrihet vetëm me hapjen e dosjeve të shërbimeve sekrete dhe me ndëshkimin e veprimtarisë së atyre shërbimeve.

-Është një hap shumë pozitiv nga BE-ja, nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (PE) që e ka miratuar një raport për luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor, ku thuhet se vendet e rajonit duhet të hapin dosjet e shërbimeve sekrete jugosllave sa më shpejt që të jetë e mundur për të çrrënjosur politikën dhe lidhjet administrative me krimin e organizuar.

Përgjigja pozitive dhe veprimi konkret në këtë drejtim do të kontribuonte më së miri për pajtim të sinqertë dhe bashkëpunim në interesin e përbashkët për integrim më të shpejtë në BE të këtyre vendeve. Komiteti vëren në një raport të lëshuar të martën se lidhjet midis krimit të organizuar, politikës dhe biznesit ekzistonin përpara shpërbërjes së Jugosllavisë dhe kanë vazhduar që nga vitet 1990. “Komiteti përsërit thirrjen e tij, në lidhje me këtë, për të hapur arkivat e ish-Jugosllavisë, dhe në veçanti për të siguruar qasje në dosjet e ish-Shërbimit Sekret Jugosllav UDBA dhe Shërbimit Sekret të Ushtrisë Popullore Jugosllave – KOS, dhe t’i kthejë dosjet në qeveritë përkatëse”, thuhet në dokument, të cilin e ka raportuar media më prestigjioze ndërkombëtare Zëri i Amerikës.

Sipas Raportit, Komiteti thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të inteligjencës me partnerët ndërkombëtarë si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe organizatat ndërkombëtare si Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe UNODC. Prandaj Komiteti u bëri thirrje qeverive të Ballkanit Perëndimor që të punojnë kryesisht në shkatërrimin e organizatave kriminale në vend që të fokusohen në rastet individuale. Dokumenti thekson se krimi i organizuar dhe korrupsioni dëmtojnë kryesisht qytetarët e Ballkanit Perëndimor, pasi minojnë të drejtën e tyre për siguri dhe kohezion social, si dhe besimin e tyre në sistemin demokratik, duke krijuar pengesa për reformat demokratike dhe duke komplikuar procesin e anëtarësimit.

Gjithsesi se hapja dhe dekonspirimi i këtyre dosjeve, do te jete hapi më i rëndësishëm i dekriminalizimit të politikës në vendet e rajonit pa dallim, duke përfshirë këtu edhe shtetin e ri të Kosovës, i cili për këto dy dekada të pas luftës vazhdon të jetë pengë i shantazhit dhe bllokimit në zhvillim pikërisht për shkak të instalimit të strukturave të ish UDB-së dhe të KOS-it nëpër pozita kyçe politike, ekonomike e strategjike të shtetit.

Prandaj dhe jo rastësisht shërbime sekrete që i instaluan disa parti sikur SHIK-un etj, e që qëllimin e kishin që të jenë kopje e atyre shërbimeve sekrete që u përmendën, dhe për shumë veprime kriminale që nga lufta e deri më tani, iu përshkruhen bash këtyre shërbimeve në fjalë të pasluftës, prandaj shteti i Kosovës tani gjendet në këtë gjendje në të cilën është, me shumë krime të pazbardhura deri më tani, dhe krijimi i Gjykatës Speciale në Hagë, është e vetmja shpresë që do ti zbardh ato krime të kryera qysh para dhe pasluftës, e deri sa filloj punën e tij ky gjyq në.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".