Gërvalla flet për Asociacionin dhe Ballkanin e Hapur, thotë se janë marrëveshje të dëmshme

  • E.K /
  • 02 November 2021 - 13:06
Gërvalla flet për Asociacionin dhe Ballkanin e Hapur, thotë se janë marrëveshje të dëmshme

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla sot ka raportuar në Komisionin për Integrim Evropian

Gërvalla ka deklaruar se marrëveshja për Asociacionin nuk do të zbatohet.

Sipas saj, Asociacioni dhe Ballkani i Hapur janë dy tema të dëmshme për vendin.

Tutje ajo ka shtuar se Asociacioni e krijon një Bosnje të dytë në Kosovë dhe se siç thotë vendi nuk a ka luksin të zbatojë një marrëveshje të dëmshme.

“Vendimet në të kaluarën janë marrë me një lehtësi të jashtëzakonshme. ‘Open Ballkan’ e Asociacioni janë dy tema që i kemi analizuar dhe janë të dëmshme. Po themi janë të dëmshme dhe të punojnë që t’ua shpjegojmë atyre që ia duan të mirën se janë të dëmshme. Asociacioni e krijon një Bosnje të dytë në Kosovë. Nuk duam të paralizohemi si Bosnja. Nuk e kemi luksin t’i zbatojmë marrëveshjet që janë të dëmshme”, ka deklaruar Gërvalla para deputetëve të komisionit.

(Kosova Sot Online)