Hapja e dosjeve të UDB-së dhe të KOS-it serb do të largonte figurat e kriminalizuara të politikanëve mafioz e të instaluar deri edhe në majat e institucioneve të shtetit!

Hapja e dosjeve të UDB-së dhe të KOS-it serb do të largonte figurat e kriminalizuara të politikanëve mafioz e të instaluar deri edhe në majat e institucioneve të shtetit!

Gani Qarri

  • 02 November 2021 - 07:49

Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri

Kjo do të jetë jo vetëm hapja fillestare, por edhe dekonspirimi i parë i këtyre dosjeve, si dhe hapi më i rëndësishëm i dekriminalizimit të politikës në vendet e rajonit pa dallim, duke përfshirë këtu edhe shtetin e ri të Kosovës, i cili për këto dy dekada të pas luftës vazhdon të jetë pengë i shantazhit dhe bllokimit sidomos në zhvillimin ekonomik, pikërisht për shkak të instalimit të strukturave kriminale të ish UDB-së dhe të KOS-it jugosllav nëpër pozitat më kyçe politike, ekonomike dhe strategjike të shtetit të brishtë të Kosovës.

-Raporti i lëshuar pak ditë më parë, nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian deklaroi se lidhjet midis krimit të organizuar, politikës dhe biznesit, në fakt ekzistonin qysh përpara shpërbërjes së ish Jugosllavisë dhe kanë vazhduar të dominojnë që nga vitet 1990-ta. Shkëputja e këtyre lidhjeve të krimit të organizuar tani mundë të bëhet vetëm me zbardhjen dhe publikimin e dosjeve dhe ndërprerjen me ligj të veprimtarive kriminale të këtyre grupeve.

Vet kjo gjendje e dëshmuar ne raportin e KE-së dëshmon se më në fund, thirrja e parlamentit Evropian për shtete e Ballkanit perëndimor,do të jetë detyruese posaçërisht për Serbinë, që të dalin në sipërfaqe të gjitha dosjet e UDB-së, shërbim që e ka kontrolluar gjithë ish federatën por që ka dominuar ndikimi kriminal i politikës serbe. Madje kohëve të fundit, Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian (PE) ka miratuar një raport për luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor, ku thuhet se vendet e rajonit, medoemos duhet të hapin dosjet e shërbimeve sekrete jugosllave sa më shpejt që të jetë e mundur për ta çrrënjosur përfundimisht politikën dhe lidhjet administrative me krimin e organizuar.

Për aq më tepër, Komiteti i BE-së serish përsëriti thirrjen e tij, për të hapur arkivat e ish-Jugosllavisë, e në veçanti për të siguruar qasje në dosjet e ish-Shërbimit Sekret Jugosllav UDBA dhe Shërbimit Sekret të Ushtrisë Jugosllave – KOS, etj, dhe t’i kthejë dosjet në qeveritë përkatëse”, raport të cilin e ka publikuar edhe media më prestigjioze ndërkombëtare Zëri i Amerikës. S

ipas Raportit në fjalë, Komiteti thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të inteligjencës me partnerët ndërkombëtarë si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe organizatat ndërkombëtare si Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe UNODC. Prandaj Komiteti u bëri thirrje qeverive të Ballkanit Perëndimor që të punojnë kryesisht në shkatërrimin e organizatave kriminale në vend dhe të fokusohen në rastet individuale.

Dokumenti thekson se krimi i organizuar dhe korrupsioni dëmtojnë kryesisht qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe minojnë të drejtën e tyre për siguri dhe kohezion social, si dhe besimin e tyre në sistemin demokratik, duke krijuar pengesa për reformat demokratike, duke komplikuar edhe më tepër procesin e anëtarësimit.

Kjo do të jetë jo vetëm hapja fillestare por edhe dekonspirimi i parë i këtyre dosjeve, si dhe hapi më i rëndësishëm i dekriminalizimit të politikës në vendet e rajonit pa dallim, duke përfshirë këtu edhe shtetin e ri të Kosovës, i cili për këto dy dekada të pas luftës vazhdon të jetë pengë i shantazhit dhe bllokimit sidomos në zhvillimin ekonomik, pikërisht për shkak të instalimit të strukturave të ish UDB-së dhe të KOS-it jugosllav nëpër pozitat më kyçe politike, ekonomike dhe strategjike të shtetit të brishtë të Kosovës

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".