“Kjo është nusja jote, të lutem mos e rrih”, babai shet vajzën e vogël te një 55-vjeçar

  • 03 November 2021 - 08:33
“Kjo është nusja jote, të lutem mos e rrih”, babai shet vajzën e vogël te një 55-vjeçar

Një baba afgan, i cili u detyrua që të shiste vajzën e tij 9-vjeçare te një burrë 55-vjeçar, ju lut blerësit që të mos e rrihte.

Sipas CNN, Abdul Malik po qante kur shiti fëmijën te burri dhe i tha këto fjalë: “Kjo është nusja jote. Të lutem, kujdesu për të. Të lutem, mos e rrih”.

Familja e vajzës shprehet se nuk kishte zgjidhje tjetër, pasi nuk kanë të ardhura për të blerë ushqime.

Ndërkohë që CNN raporton se një familje tjetër do të shesë ditët e ardhshme vajzat 9 dhe 4-vjeçare për të mbijetuar në Afganistanin që ka hyrë në një krizë të rëndë humanitare.

(Kosova Sot Online)