Veriu i Kosovës i kapur nga krimi i organizuar mbi 22 vite, si pasojë e dështimit të drejtësisë së lidhur me rrjetet mafioze e kriminale të ish-politikaneve të inkriminuar!

Veriu i Kosovës i kapur nga krimi i organizuar mbi 22 vite, si pasojë e dështimit të drejtësisë së lidhur me rrjetet mafioze e kriminale të ish-politikaneve  të inkriminuar!

Hajrullah Tërnava

  • 03 November 2021 - 07:49

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Këtë situatë kriminale e dëshmoi edhe aksioni i fundit i zhvilluar nga institucionet e drejtësi e të sigurisë, mbështetur nga Qeveria Kurti në këtë pjesë të territorit të Kosovës, se sa thellë është zhvilluar e forcuar bashkëpunimi multietnik i krimit të organizuar, si pasojë e mos funksionimit të shtetit të së drejtës në këtë territor të Kosovës, e ku organet e sigurisë hasën në rezistencë të furishme dhe të armatosur nga bandat e fuqishme të instaluara dhe të pa prekura për dy dekada, për shkak të bashkëpunimit me politiken dhe drejtësinë e inkriminuar në fushën e biznesit të paligjshëm, duke përfituar të gjithë së bashku nga krimi i organizuar.

-Për situatën politike të cilën e kemi tani në veri të Mitrovicës dhe komunat tjera në kufi me Serbinë, më së miri e dëshmon situata kriminale që ka lëshuar rrënjë në ato vende, ku krimi i organizuar qe disa vite ka funksionuar si përditshmëri për përfitime të grupeve kriminale, në të cilën kanë marr pjesë shqiptarët dhe serbët së bashku dhe ajo pjesë tani është epiqendra e krimit të organizuar, e tregtisë së palejuar nga Serbia për në Kosovë.

Marrëdhëniet jo të mira mes dy shteteve Serbi dhe Kosovë, që një kohë të gjatë nga paslufta e deri më tani po ndikojnë në ato pjesë të Kosovës, sepse nuk funksionojnë si duhet ligjet e Kosovës. Në përkeqësimin e situatave kriminale në ato pjesë të populluara me serbët lokal ndikojnë vetë politikat serbe, e kur shteti i Kosovës ndërmerr masa të luftimit të krimit të organizuar, Serbia me veprimet e saja luan rol negativ ndërhyrës kinse në përkrahje të popullatës serbe, edhe pse bëhet fjalë për krime të organizuar, dhe duke iu dhënë kahe tjetër politike intervenimeve të policisë së Kosovës.

Intervenimet e policisë po interpretohen si presion që kinse po e ushtrojnë ndaj asaj popullate serbe që ta lëshojnë vendin e banuar me shumicë serbe, edhe kur bëhet fjalë për intervenime të luftimit të krimit të organizuar nga ana e policisë së Kosovës. Së këtu krimi është bashkëpunues pa dallime etnike flet më së miri fakti që në arrestimet e fundit dhe të burgosjeve kishte shumë vepër kryes shqiptar, por të lidhur ngushtë edhe me serbët lokal.

Prandaj kjo situatë mbas miri e tregon dhe e dëshmon lidhjen e politikës me krimin e organizuar dhe kontrabandën, si fakte që po ju bëhen zvarritjes së rasteve lidhur me kallëzimet penale të Prokurorisë Speciale për kontrabandë dhe krim të organizuar në veri të Kosovës, ku janë të lidhura ngushtë strukturat e përziera të mafies multietnike, shqiptaro -serbe.

Ka tre vjet që në Gjykatë janë duke u zvarritur rastet serioz të kësaj natyre dhe nuk po arrijnë ta merr epilogun përfundimtar. Bëhet fjalë për grupin e të akuzuarve të cilit i prin i akuzuari Millan Bozhoviq, gjykim i të cilit ka filluar më 18 shtator të vitit 2019 dhe po vazhdon ende. Seanca e fundit lidhur me këtë rast është mbajtur ditën e parë të nëntorit, para Departamentit Special të Gjykatës në Prishtinë, për t’u përballë me akuzën për krim të organizuar dhe kontrabandë me mallra nga Serbia në Kosovë, është dashur të kalojnë tre vjet nga fillimi i gjykimit për ta ftuar në raportim dhe analizë lidhur me rastin, dëgjimin e ekspertit financiar, kurse odisejada e këtij rasti do të vazhdon në një seancë tjetër të caktuar për datën 6 dhjetor 2021, në të cilën pritet të dëgjohen edhe dy dëshmitarë.

Për tre vjet të kaluara në këtë proces pranë kësaj gjykate raportohet se ka pushuar procedura ndaj të akuzuarit tjetër, të ndjerit Dragomir Bozoviq, si dhe është bërë veçimi i procedurës ndaj të akuzuarit Zheljko Millashinoviq, për shkak se i njëjti raportohet se është i paarritshëm për gjykatën. Për tre vjet, lidhur me këtë rast janë mbajtur vetëm 9 seanca gjyqësore. Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale, të pandehurit Millan Bozoviq, Dragomir Bozoviq dhe Zheljko Millashinoviq, nga viti 2009 deri në vitin 2011, me dashje, dijeni, si dhe me qëllim të realizimit të veprimtarisë kriminale, kanë blerë mallra të ndryshme në Republikën e Serbisë dhe të njëjtat i kanë futur në Republikën e Kosovës, ashtu që vlera e këtyre mallrave të importuara arrin vlerën prej rreth 3 milion euro. Sipas Prokurorisë Speciale, të pandehurit kanë arritur ti shkaktojnë dëm buxhetit të Republikës së Kosovës, duke ju shmangur pagesës së akcizës në shumë prej rreth 1 milion e 200 mijë euro.

Me këto veprime PSRK-ja konsideron që të pandehurit kanë kryer veprën penale Krim i Organizuar nga neni 273 par 1 të KP-së lidhur me veprën penale Shmangie nga tatimi nga neni 249 paragrafin 2 lidhur me paragrafin 1 të KP-së. Vet fakti i vonesave të procedurave gjyqësore i ngjall dyshimet dhe te vetë rastet e tilla që kapen në flagrancë dhe nuk e marrin epilogun më të shpejt të gjykimit sipas ligjit, se kemi të bëjmë me infiltrimin e thellë të politikës në krim të organizuar dhe në kontrabandë që ka ndodhur për dy dekada në veri të Kosovës, duke e shndërruar atë në një tokë të pa shkelur të institucioneve të drejtësisë, për shkak të mungesës së vullnetit politik që të zbaton ligjin dhe ta ndërpres krimin e kontrabandën e zhvilluar dhe të legjitimuar në mënyrë të heshtur nga politika e inkriminuar.

Sikur të avancoheshin marrëdhëniet mes dy shteteve Serbi-Kosove, dhe të arrihej njohja reciproke, edhe në ato pjesë të territorit do të funksiononin ligjet e Kosovës, dhe luftimin krimit të organizuar gjithsesi do të ishte shumë më efikas dhe më i suksesshëm, dhe shteti i Kosovës tani do të ishte i suksesshëm në luftimin e krimit të organizuar në të gjitha pjesët e shtetit të Kosovës, dhe shteti i Kosovës do ti jetësonte ligjet e tija në territorin e vetë, dhe shteti do ti përngjante një shteti juridik të avancuar

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".