Publikoi foto intime në TikTok dhe ngacmoi një grua bashkë me babanë e saj, arrestohet gjilanasi

  • E.K /
  • 03 November 2021 - 10:24
Publikoi foto intime në TikTok dhe ngacmoi një grua bashkë me babanë e saj, arrestohet gjilanasi

Policia në Gjilan ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka ngacmuar një grua dhe babanë e saj, duke postuar në rrjete sociale foto intime dhe audio-incizime.

Sipas policisë, i dyshuari i ka publikuar fotot intime intime dhe audio-incizimet në rrjetin social TikTok.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit, ndërkaq ndaj tij është iniciuar vepra penale “Ngacmim”.

“NGACMIM-Gjilan 27.10.2021-12:38. Me 02.11.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e kishte ngacmuar viktimën femër kosovare dhe babin e saj duke postuar edhe në rrjetet sociale  TIK TOK, disa foto intime dhe disa audio-incizime. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)