Nxori në pritë shokun e ngushtë dhe e vrau, dënohet me 21 vite burg për Mikel Alian

  • E.K /
  • 03 November 2021 - 11:12
Nxori në pritë shokun e ngushtë dhe e vrau, dënohet me 21 vite burg për Mikel Alian

Mikel Alia është dënuar me 21 vite e 4 muaj burg vrasësi i 34-vjeçarit Eri Zefi, ngjarje e ndodhur me 2 tetor të vitit 2019 në fshatin Zall-Xhuxhe të Njesisë Administrative të Fanit në Mirditë.

Ai akuzohet se nxori në pritë shokun e tij të fëmijërisë për ta ekzekutuar.

42-vjeçari u gjet fajtor për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Trupa gjykuese dha dënimin maksimal për Mikel Gjovalin Aline me 32-vite burg, dy vite më shumë seç kishte kërkuar prokuroria, por duke qenë se përfitoj nga gjykimi i shkurtuar iu ul 1 e 3 e dënimit.

Vrasja ndodhi gjatë natës të 1 tetorit të vitit 2019-të pikërisht në vendin ku u gjet trupi i viktimës në një kanal 50 metra larg Rrugës së Kombit.

(Kosova Sot Online)