Nisi ta dhunonte, gruaja e bën të pendohet rëndë

  • E.K /
  • 03 November 2021 - 11:40
Nisi ta dhunonte, gruaja e bën të pendohet rëndë

Kamerat e sigurisë në një lokal në Vietnam kanë fiksuar momentin e sherrit mes një gruaje dhe një burri. Dyshja shihen teksa janë duke qëndruar në një bar-kafe duke biseduar, ku papritur burri nis të godasë me grushte gruan.

Nuk ka munguar dhe kundërpërgjigja e kësaj të fundit, që e bën burrin të pendohet. Ajo e godet atë me grushte e në fund e gjuan me karrige.

Duke parë se nuk kishte shanse për ta dhunuar, burri vendosë të tërhiqet nga synimi i tij e gruaja vazhdoi rrugëtimin e saj sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

(Kosova Sot Online)