Kuçi i AAK-së akuza mediave, Policisë, Prokurorisë e Gjykatave: Duan të më baltosin në kohë zgjedhjesh

  • G.G /
  • 03 November 2021 - 12:23
Kuçi i AAK-së akuza mediave, Policisë, Prokurorisë e Gjykatave: Duan të më baltosin në kohë zgjedhjesh

Kryetari i Junikut Agron Kuçi ka akuzuar mediat por edhe policinë, Prokurorinë e Gjykatat që sipas tij po e baltosin atë para balotazhit në këtë komunë.

Kuçi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kundërshtarët e tij politikë kanë sponsorizuar linçimet ndaj tij.

“Siç edhe e keni vërejtur edhe ju, ditëve të fundit unë dhe familja ime jemi linçuar, fyer, ofenduar, shantazhuar dhe kërcënuar nga disa media të sponzorizuara e të financuara nga kundërshtarët e mi politik dhe qarqe të caktuara politike. E kam thënë dhe e përsëris me përgjegjësi të plotë morale, juridike dhe penale qe nuk ka kurrfarë veprimi të kundërligjshëm e asgjë penale, përveç se një skenar i orkestruar nga akterë të caktuar nga kampi i kundërshtarëve politik, të cilëve u janë bashkuar disa individ (miq të kampit kundërshtarë, që janë vënë fatkeqësisht në dispizicion të tyre) nga Policia e Kosovës, Sistemi Prokurorial dhe Gjyqësor, për të na përbaltosur në kohë fushate të zgjedhjeve lokale, me të vetmin qëllim; për të denigruar integritetin tim, bashkëpunëtorëve dhe të familjes sime”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/agron.kuci.31/posts/3187079291522833

(Kosova Sot Online)