Rama: Shtrirja e rrjetit të ngrohjes qendrore, prioritet i imi

  • E.K /
  • 03 November 2021 - 13:11
Rama: Shtrirja e rrjetit të ngrohjes qendrore, prioritet i imi

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama, ka thënë se  njëra ndër prioritetet e tij qeverisëse është edhe shtrirja e rrjetit të ngrohjes qendrore në lagjet, si: “Te Banesat të Bardha”, “Mati 1”, “Kalabria” dhe “Tophane”.

Rama, përmes një postimi në facebook ka thënë se për disa vite ka jetuar ne lagjen e “Banesave të Bardha” dhe i di shumë mirë nevojat e kësaj pjese për ngrohjen qendrore. Kandidati i LDK-së, ndër të tjera tha se projekti për shtrirjen e rrjetit të ngrohjes qendrore, përveç se e zgjidh problemin e madh të ngrohjes, ndikon pozitivisht edhe në cilësinë e ajrit.

Vlen të theksohet se, Prishtina tash e sa vite, kryesisht në stinën e dimrit përballet me problemin e ndotjes së ajrit. Vitin e kaluar, sipas matësve të cilësisë së ajrit u rangu si qyteti më i ndotur në botë. Njëri ndër faktorët kryesorë për ndotjen e ajrit konsiderohet të jetë edhe përdorimi i thëngjillit për ngrohje.

(Kosova Sot Online)