“Prita 40 vjet”, momenti kur djali ribashkohet me nënën e cila e dha për birësim si fëmijë

  • E.K /
  • 03 November 2021 - 14:54
“Prita 40 vjet”, momenti kur djali ribashkohet me nënën e cila e dha për birësim si fëmijë

Është publikuar momenti kur një burrë shpërthen në lot, teksa ribashkohet me nënën e tij biologjike, pasi ka pritur 40 vjet për ta gjetur atë.

Tobayu Howton, nga New York, fillimisht nisi të kërkoi për nënën e tij biologjike në vitin 1982, pasi zbuloi se ajo e kishte për birësim në lindje sepse nuk ishte në gjendje ta mbështeste atë financiarisht.

Pasi më në fund e gjeti, Howton fluturoi për në San Diego ku edhe u ribashkua me Thomasette Cox dhe ata u përqafuan pambarim.

Howton i cili tani është në të 50-at, tha se kishte qenë i vetëdijshëm se ishte birësuar që kur ishte mjaft i rritur për ta kuptuar, me babanë birësues që gjithmonë e ka mbështetur në kërkimin për prindërit biologjikë.

Kur mbushi 12 vjeç, ai i shkroi një letër agjencisë së tij të birësimeve duke kërkuar detaje.

Një letër u kthye me pothuajse asnjë informacion identifikues për nënën e tij, kështu që ai filloi vetë kërkimin.

Në të njëzetat e tij, Howton arriti të gjente certifikatën e lindjes, e cila i jepte vetëm mbiemrin e nënës së tij.

(Kosova Sot Online)