Kërkohet paraburgim për Ardit Zymberin, i dyshuari tjetër ndodhet në arrati

  • E.K /
  • 03 November 2021 - 15:04
Kërkohet paraburgim për Ardit Zymberin, i dyshuari tjetër ndodhet në arrati

Ardit Zymberi, 23 vjeçar, është vetdorëzuar dje në polici, i kërkuar për vrasjen e A.M., 25-vjeçar të shtunën në Mitrovicë. Ndaj tij, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni. Ai tha se është mbajtë seanca për caktimin e paraburgimit, por vendimi nuk është marrë akoma.

“Është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe është mbajtë seanca, akoma nuk ka vendim”, tha Preteni.

I dyshuari tjetër për vrasjen e 25-vjeçarit, Lundrim Beqiri 21-vjeçar, ndodhet akoma në arrati. Policia po vazhdon kërkimet për të.

A.M., vdiq nga plagët e marra me thikë dhe tragjedia erdhi si pasojë e një zënke.

Një ditë pas vrasjes policia ka njoftuar për bastisjen e lokacioneve, të cilat dyshohej se ishin strehë e të dyshuarve.

Në një lokacion, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjatë -mitraloz me disa fishekë dhe një sasi e dyshuar që mund të jetë substancë narkotike.

(Kosova Sot Online)