
Lexoni edhe:
Gracka e rrezikshme kundër shqiptarëve po përgatitet nga dinakët e politikës serbe në Beograd
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot ka pritur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rma dhe zv/kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimirov, në kuadër të nismës “Ballakni i Hapur”.
Para këtij takimi Vuçiqi ka shkruar se “Open Balkani është vendim historik”.
Sipas agjendës, takimit Vuçiqi, Rama e Dimitrovi fillimisht do t’i paraprijë një takim me përfaqësues të kompanive nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Takimit do t’i bashkohen edhe përfaqësues të organizatës joqeveritare Këshilli Atlantik.
Sipas agjencisë së lajmeve MIA, në Shkup është njoftuar se përfaqësuesit e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të diskutojnë për lehtësimin e tregtisë, ndërsa do të mbahet edhe një diskutim me temën: “Transformimi digjital si bazë për informimin rajonal”.
Është planifikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp e të tre zyrtarëve
(Kosova Sot Online)