Nuk vendosën rripin e sigurisë e përdorën telefonin gjatë vozitjes, policia shqipton 471 gjoba në Prizren

  • E.K /
  • 04 November 2021 - 10:28
Nuk vendosën rripin e sigurisë e përdorën telefonin gjatë vozitjes, policia shqipton 471 gjoba në Prizren

Policia në Prizren ka bërë të ditur se në vazhdim të zbatimit dhe mbajtjes së sigurisë në komunikacionin rrugor, njësitë e policisë nga komunikacionit rrugor dhe njësitë tjera kanë realizuar aktivitete në rajonin e Prizrenit për parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve tjera në komunikacion, me ç’rast thuhet se janë shqiptuar 471 gjoba.

Gjobat e shqiptuara lidhen me përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, mosvendosjen e rripit të sigurisë, parkingun e palejuar, tejkalimin në vende të ndaluara e shkelje tjera të rregullave në trafik.

“Gjatë zbatimit të detyrave për kundërvajtje si: pa rrip të sigurisë, përdorimi i telefonit, mungesa e dokumenteve, parking i palejuar, pa gjendje teknike të rregullt (drita), tejkalimi në vende ta ndaluar, tejkalimi i shpejtësisë, keqpërdorim të targave të automjetit etj., policia ka shqiptuar 471 tiketa trafiku, gjithashtu janë marrë masat plotësuese dhe mbrojtëse, ndërsa për moszbatim të masave covid19 janë shqiptuar 113 fletëparaqitje, prej periudhës brenda 48 orëve”, është thënë nga policia në Prizren.

Sipas policisë, aktivitete të tilla për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe masave për zbatimin e ligjit dhe udhëzimit për masat e përgjithshme dhe të veçanta për pandeminë Covid19, do të jenë në vazhdimësi.

(Kosova Sot Online)