Zbardhja e dosjeve të UDB-së dhe të KOS-it e nxjerrin Serbinë në bankën e të akuzuarve për krime dhe gjenocid!

Zbardhja e dosjeve të UDB-së dhe të KOS-it e nxjerrin Serbinë në bankën e të akuzuarve për krime dhe gjenocid!
Zbardhja e dosjeve të UDB-së dhe të KOS-it e nxjerrin Serbinë në bankën e të akuzuarve për krime dhe gjenocid!

Muhamet Kelmendi

  • 04 November 2021 - 07:52

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Hapja e dosjeve, sipas kërkesave që po vijnë nga BE, do të jshte një arritje e madhe në Ballkan. Shumë çështje do të dalin në dritë dhe do të marrin fund edhe hasmëritë e shumta. Dosjet e bëra dhe të krijuara në ish-jugosllavi janë të shumta. Shumë akte të rënda kriminale dhe raciste janë kryer. Me mijëra e mijëra raste kriminale janë kryer nga Jugosllavia dhe shteti serb pas shpërbërjes së këtij shteti. Në këtë anë nuk mendoj se Serbia do të bënë një veprim të tillë, do ta kundërshton dhe bllokon atë.

Hapja e dosjeve do të krijonte një gjendje të rëndë dhe Serbia do të dilte në bankën e të akuzuarve si shtet kriminal dhe që ka histori tipike raciste. Natyrisht se do të vërtetoheshin të gjitha akuzat e bëra kundër Ish Jugosllavisë. Do të dilnin në dritë vrasjet në Kroaci, në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Në këtë shtet, vetën në vitet 1944-1948 janë vrarë, masakruar dhe zhdukur mbi 750.000 shqiptare. Në Kroaci vriten 250.000 kroat nga ana e ushtrisë serbe. Po kështu në aksionin e armeve kemi zhdukje masovike të shqiptarëve. Janë mbi 280.000 familje shqiptare të dëbuar për në Turqi. Dhuna e terrori ka vazhduar pa ndërprerë. Kemi një dhunë të ashpër para dhe pas demonstratave të vitit 1968 dhe të vitit 1981. Vrasjet e shumta, bastisjet dhe inskenimet e dënimeve të rënda janë me mijëra. Dhuna ka vazhduar pa u ndalur. Ajo është intensifikues pas ndërrimeve kushtetuese të vitit 1989. Janë me mijëra dokumente të luftës në Slloveni, në Kroaci dhe në Bosnje e Hercegovinë. Kosova ishte qendër e dhunës dhe të terrorit të ashpër serb. Qëllimi ishte: Zhdukja e shqiptarëve nga Kosova dhe serbizimi i saj. Para luftës, në kohën e pushtimit fashiste serbomadh, me kriminelin Millosheviç udhëheqës, kemi me mijëra raste kriminale.

Vrasjet dhe masakrat janë të shumta. Këto dosje janë tash në Serbi. Hapja e tyre do të ishte fitore e madhe. Do të dilnin në dritë veprimet kriminale dhe puna për zhdukjen e kombit shqiptar nga Kosova. Vetë plani"Potkoi" do të zbardhej. Aty shihen masat shkatërrimtare dhe gjenocidiale serbe në Kosovë. Republika e jonë është për hapjen e dosjeve. Serbia është kundër dhe nuk do të pajtohet kurrë me hapjen e tillë. Me këtë edhe ish-republikat e Jugosllavisë do të jenë kundër. Natyrisht se hapja e dosjeve është çështje e mirë. Dalin në dritë të gjitha veprimet monstruoze të çdo republike dhe të Serbisë ndaj të tjerëve. Kosova dhe populli shqiptar nuk ka çka të humb. Te tjerët po. Serbia mbi të gjitha. Këtu është edhe shkaku pse nuk do të ketë hapje të dosjeve. Kosova është për. Shtetet tjera në këtë anë janë kundër. Nuk ka deklarim, por mendohet, se do të jenë kundër. Këtu nuk ndikon asnjë vendim i jashtëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".