Ky person fiton para duke e rrahur të tjerët

  • E.K /
  • 04 November 2021 - 10:55
Ky person  fiton para duke e rrahur të tjerët

Një burrë nga Stambolli ka fituar ‘bukën e gojës’ duke u rrahuar nga klientët e tij.

I licencuar si ‘trajneri i stresit’ që nga viti 2012, Hasan Riza Gunay, tha se ishte frymëzuar nga një film komedi, në të cilin protagonisti e lë veten të rrihet nga të tjerët.

Turku filloi të rrihej në këmbim të parave nga ata që ishin të mërzitur ose të zemëruar me shefin apo gruan e tyre dhe në këtë mënyrë, donin të largonin stresin.

Disa njerëz meditojnë, të tjerë bërtasin, ndërsa të tjerë zgjedhin të rrahin dikë për të lehtësuar stresin, tha ai, duke shtuar se kjo është një alternativë ligjore nga e cila askush nuk vuan.

“Shumica e klientëve të mi vuajnë nga depresioni ose sulme paniku ose janë të mbingarkuar për shkak të rutinës së tyre të përditshme”, tha Gunay.

Ai tutje tha se pranon vetëm dy deri në katër klientë në ditë, dhe një seancë zgjat 10 deri në 15 minuta. Shumica e klientëve të tij janë gra.

(Kosova Sot Online)