​Ministri Mehaj udhëton sërish sot për në ShBA

  • E.K /
  • 04 November 2021 - 11:29
​Ministri Mehaj udhëton sërish sot për në ShBA

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sërish është nisur për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai do të merr pjesë në 10 vjetorin e Programin e Partneritetit Ndërshtetëror në mes Kosovës dhe shtetit të Iowa-s.

“Këtë fundjavë do të festojmë së bashku në Des Moines, 10 vjetorin e Programin e Partneritetit Ndërshtetëror në mes Kosovës dhe shtetit të Iowa-s. Me këtë rast, do të takohem me guvernatoren e Ioëa-s, znj.Kim Reyndols, si dhe me senatorë e kongresmenë, përfaqësues nga Ioëa. Vizitën do të vazhdojë edhe me pjesëmarrjen në aktivitetet festive që do të organizohen për të shënuar këtë jubile shumë të rëndësishëm për dy vendet”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

“Sot u nisa përsëri në SHBA për një event shumë të veçantë.

Këtë fundjavë do të festojmë së bashku në Des Moines, 10 vjetorin e Programin e Partneritetit Ndërshtetëror në mes Kosovës dhe shtetit të Iowa-s.

Me këtë rast, do të takohem me guvernatoren e Ioëa-s, znj.Kim Reyndols, si dhe me senatorë e kongresmenë, përfaqësues nga Iowa.

Vizitën do të vazhdojë edhe me pjesëmarrjen në aktivitetet festive që do të organizohen për të shënuar këtë jubile shumë të rëndësishëm për dy vendet.

Partneriteti ynë ndërshtetëror në përgjithësi dhe në mes dy forcave në veçanti, është historia dhe realiteti më i shkëlqyeshëm, si dhe faktori më i rëndësishëm për të gjitha sukseset dhe të arriturat e deritashme të FSK-së.

Partneriteti ynë me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, Ushtrinë Amerikane, Byronë e Gradës Kombëtare dhe Gardën Kombëtare të Iowa-s, do të vazhdojë dhe intensifikohet edhe më tej, me partneritet të përjetshëm.

Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për shtetin e Iowa-s, të gjitha institucionet e saj si dhe për të gjithë ushtarakët e Gardës Kombëtare për kontributin e madh dhe të pazëvendësueshëm në ngritjen, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së”.

(Kosova Sot Online)