Gjermania e shqetësuar për situatën në Bosnjë: Rrezikon stabilitetin e rajonit

  • E.K /
  • 04 November 2021 - 11:43
Gjermania e shqetësuar për situatën në Bosnjë: Rrezikon stabilitetin e rajonit

Gjermania ka ngritur shqetësimin se situata në Bosnje-Hercegovinë mund të jetë vërtet serioze, teksa përqendrohen në shpërthimin e një konflikti të mundshëm në rajon.

Sipas Deutsche Welle, disa nga qarqet qeveritare të Berlinit pohuan se janë duke negociuar me vendet e Quint-it për të gjetur një zgjidhje në stabilizimin e situatës.

“Jemi të alarmuar pas raportit të paraqitur nga Përfaqësuesi i Lartë (HR) Christian Schmidt, thuhej nga qarqet qeveritare të mërkurën në mbrëmje në Berlin. Qeveria Federale ndan shqetësimin e madh të Përfaqësuesit të Lartë Schmidt për situatën e brendshme politike në Bosnjë-Hercegovinë dhe sidomos për një sërë deklaratash të presidentit serb, Milorad Dodik. Thirrjet për shkëputje dhe për hapa për dobësimin e  shtetit në tërësi janë të papërgjegjshme dhe krejtësisht të papranueshme”, thuhet ndër të tjera në një prononcim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë për DW. 

Ndërkohë Ministria e Jashtme gjermane nënvizon se Bosjne-Hercegovina po përparon, teksa ndodhet në kushtet kur një konflikt i mundshëm mund të shkaktojë pasoja negative për të gjithë qyetarët e vendit.

“E gjithë kjo rrezikon stabilitetin jo vetëm të Bosnjë-Hercegovinës, por të të gjithë rajonit. Ne jemi duke u konsultuar intensivisht me partnerët tanë, veçanërisht në BE, në Kuint dhe në Ballkanin Perëndimor dhe në kuadër të Këshillit për Zbatimin e Paqes, për hapat që mund të ndërmarrim për të shmangur një zhvillimi të tillë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

Shkak reagimeve u bë deklarat e zyrtarit të Lartë Ndërkombëtar në Bosnje-Hercegovinë Christian Schmidt i cili paralajmëroi një konflikt mes Serbisë dhe Bosnjes, çka i rrezikon edhe shpërbërjen.

Schmidt pohoi se “nëse separatistët serbë vendosin në zbatim kërcënimin e tyre për të rikrijuar ushtrinë, duke ndarë forcat e armatosura kombëtare në dysh, atëherë ndërkombëtarëve do t’iu duhej të dërgonin më shumë forca paqeruajtëse për të shmangur shpërthimin e një lufte të re.”

(Kosova Sot Online)