Një burrë nga Prizreni raporton se gruaja e tij është zhdukur

  • E.K /
  • 04 November 2021 - 11:52
Një burrë nga Prizreni raporton se gruaja e tij është zhdukur

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 2 nëntor të këtij vitit rreth orës 12:00 një person ka raportuar se nga shtëpia është larguar bashkëshortja e tij.

Sipas policisë, burri ka tentuar që ta kontaktoj viktimën dhe shoqërinë e saj, por që nuk ka pasur qasje.

Ndërsa, rasti sipas policisë është nën hetime.

“Prizren 02.11.2021 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia është larguar bashkëshortja e tij femër kosovare dhe deri me tani nuk kanë ndonjë informatë se ku gjendet. Sipas ankuesit, ka tentuar që ta kontaktoj viktimën si dhe shoqërinë e saj por nuk kanë pasur qasje. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)